Vrasja e shqiptarit në Belgjikë, kreu i bandës një pronar picerie! Pas krimit u zbulua aktiviteti kriminal

Ekzekutimi në një piceri në qendër të Stromeek-Bever, çoi në shpërbërjen e një bande të madhe droge që drejtohej nga shqiptarë në Belgjikë. 12 persona, kryesisht shqiptar dhe bullgarë, kanë dalë para gjykatës penale të Brukselit të akuzuar për rolin e tyre në trafikun e drogës.

Në prill të vitit 2020 qendra e Strombeek-Bever u trondit nga të shtënat. Pronari i një picerie, 42-vjeç u qëllua për vdekje brenda picerisë. Autori u largua, por pak më vonë u arrestua nga policia në Merchtem.

Nga hetimet rezultoi se e gjithë ngjarja kishte lidhje me trafikun e drogës dhe më pas u zbulua se pronari i picerisë që mbeti i vrarë ishte kreu i një organizate drogë. Ndërsa pas vdekjes së tij në krye të organizatës u vendos i vëllai, ndërsa gruaja mbajti për ca kohë një rol dytësor, derisa u spostua nga organizata.

SHKARKO APP