Vrasja e tifozit serb, nisin hetimet në Turqi
Tifozi i përfaqësueses serbe në Euroligë, Crvena Zvezda, vdiq si pasojë e therjes me thikë, e që ndodhi gjatë përleshjeve të tifozëve pak para fillimit të ndeshjës së basketbollit mes Galatasarayt dhe ekipit nga Beogradi.
25-vjeçari Marko Ivkoviç ka marrë plagë nga thikat në gjoks jo shumë larg nga hyrja qendrore e palestrës Abdi Ipekci në Stamboll, gjatë përleshjeve shkaqet e të cilave nuk janë sqaruar plotësisht. Ivkoviç pastaj u transferua në spitalin në Bakirkoy por vdiq me gjithë përpjekjet mjekëve për ta shpëtuar. Sipas policisë së Stambollit tifozët e Galatasayt dhe Crvena Zvezda-s janë pëleshur pak para fillimit të ndeshjës në Stamboll, duke hedhur gurë dhe lënde piroteknike.
"Pjesëtarët e policisë kanë qenë në mes të dy grupeve të tifozëve por nuk ka pasur përleshje fizike. Ndërkohë që policët e larguan grupin e tifozëve mysafirë, tifozi i Crvena Zvezda-s Marko Ivkoviç në rrethana ende të panjohura, morri plagë të rënda nga arma e fohtë, nga të cila më pas ndrroi jetë. Në lidhje me rastin e përmendur ka nisur një hetim", thuhet nga Departamenti i policisë në Stamboll.
Trazirat kanë ndodhur para palestrës Abdi Ipekci kur tifozët nga Serbia me pishtarë dhe gurë filluan të gjuajnë në drejtim të tifozëve të Galatasaryt, pasi që nuk u lejuan të hyjnë në palestër.
Më parë, klubi vendas me kërkesë të miqve që t'ju sigurohen 50 bileta për tifozë, lëshoi 70 bileta, por gjatë ditës ka pasë kërkesë edhe për 200 bileta, kërkesë të cilës Galatasaray iu përgjigj negativisht, sepse nuk janë marrë masat e sigurisë për atë numër të tifozëve. Përvetë faktin e mungesës së biletave para sallës u mblodhën rreth 400 tifozë nga Serbia. Trajneri i Galatasayt Ergin Ataman pas ndeshjës dhe ngjarjes tragjike deklaroi se ishte tronditur me atë çfarë ka parë para palestrës.
"Në palestër kam hyrë pak pas ekipit. Pamjet që i pash para palestrës ishin të tmerrshme. Rreth 300 apo 400 tifozë erdhën deri te hyrja e palestrës, nuk kanë pasur as bileta. Nuk e di se si kanë ardhur deri te hyrja pa bileta, them se bëhet fjalë për terroristët në kuptimin figurativ, nga ajo që unë kam parë. Mendoj që Euroliga duhet ti suspendojë", deklaroi Ataman.
Nga ana tjetër, në faqën e klubit Crvena Zvezda ka dalë një mesazh ngushëllimi për familjarët e tifozit të vrarë tragjikisht.
– Davutoglu shpreh ngushëllime homologut të tij serb për vrasjen e tifozit të Crvena Zvezda-s
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu sot në një bisedë telefonike i ka shprehur ngushëllimet e sinqerta homologut të tij serb Alleksandar Vuçiç për vrasjen tifozit 25-vjeçar Marko Ivkoviç mbrëmë në Stamboll.
Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç gjatë bisedës shprehu tronditje të thellë me vrasjën e shtetasit të Serbisë dhe i tha homologut të tij turk se Serbia kërkon urgjentisht gjetjën dhe arrestimin e vrasësit si dhe dënim maksimal, ka njoftuar Qeveria e Serbisë.
Po ashtu në dekaratë thuhet kryeministri i Serbisë, i ka porositur kryeministrit turk Davutoglu se trajneri i klubit të basketbollit Galatasaray, Ergin Ataman, pas deklaratës së tij ku të riun e vrarë dhe të gjithë tifozët e tjerë të Crvena Zvezda-s i akuzoi për terrorizëm, nuk është i mirëpritur në Serbi.
Kryeministri i Turqisë Ahmet Davutoglu shprehu keqardhjen e tij që një jetë e re njerëzore është e shuar dhe ai premtoi se autoritetet turke do të bëjnë gjithçka për të gjetur kryesin e krimit dhe që ai të sillet para drejtësisë.