Vrasja e zyrtarit të lartë bërthamor në Iran, BE: Akt kriminal

This photo released by the semi-official Fars News Agency shows the scene where Mohsen Fakhrizadeh was killed in Absard, a small city just east of the capital, Tehran, Iran, Friday, Nov. 27, 2020. Fakhrizadeh, an Iranian scientist that Israel alleged led the Islamic Republic's military nuclear program until its disbanding in the early 2000s was “assassinated” Friday, state television said. (Fars News Agency via AP)

Bashkimi Europian ka dënuar sot vrasjen e kreut të programit bërthamor të Iranit, Mohsen Fakhrizadeh, në një atentat me stil terrorist, duke e quajtur “akt kriminal.

Zëdhënësi i çeshtjeve të jashtme të BE, Peter Sano, tha se vrasja e shkencëtarit iranian pranë kryeqytetit Teheran, shkel parimet e të drejtave të njeriut.

“Ky është një akt kriminal që shkel parimet e respektit për të drejtat e njeriut, çka BE përfaqëson”,- tha zëdhënësi në një deklaratë.

Ai shprehu gjithashtu ngushëllime për familjen e Mohsen Fakhrizadeh dhe i uroi shërim të shpejtë të plagosurve në sulm. “Në këto kohë pasigurie, është e rëndësishme që të gjitha palët të mbeten të qeta e të përmbajtura duke evituar përshkallëzime që nuk janë në interes të asnjërit”, shtoi ai.

SHKARKO APP