Vrasja në Gjermani, 9 viktimat ishin emigrantë

A man places flowers near a hookah bar where several people were killed on Wednesday night in Hanau, Germany, Thursday, Feb. 20, 2020. A 43-year-old German man shot and killed several people at more than one location in a Frankfurt suburb overnight in attacks that appear to have been motivated by far-right beliefs, officials said Thursday. (AP Photo/Martin Meissner)

Nga të dhënat e fundit lidhur me masakrën e sotme të ndodhur në Gjermani, autoritetet thanë se të 9 viktimat ishin emigrantë të moshave 21-44 vjeç.

Mësohet se 5 nga viktimat janë shtetas turq, ndërsa për 4 viktimat e tjerë ende nuk ka informacione për kombësinë e tyre.

Këtë fakt e deklaroi Prokurori Federal Dr. Peter Frank, në një konferencë për shtyp në qytetin e Karlsruhe, shkruan CNN.

Swiss Digital Desktop Reklama

‘’Nga sulmi mbetën të plagosur edhe gjatë persona të tjerë. Autori i dyshuar për ngjarjen kishte një pikëpamje të thellë raciste’’,  shtoi më tej Frank.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tashmë hetimet po përqendrohen në faktin nëse kishte autori kishte bashkëpunëtorë të tjerë që e ndihmuan në ngjarjen e sotme.

Shisha baret janë bërë të njohura vitet e fundit në Gjermani, fillimisht brenda komunitetit turk dhe më pas është përhapur gjerësisht. Në shumicën e rasteve, baret drejtohen nga familje arabe.

11 persona mbetën të vrarë dhe disa të tjerë u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në dy lokale të ndryshme në Hanau të Gjermanisë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?