Vrasja që bëri bujë në mbarë Europën/ Ditari i Caroline Crouch: U zura me Babis sërish

Është kthyer si nëj serial vrasja e 20-vjeçares në Greqi nga bashkëshorti. Piloti Babis Anagnostopoulos vrau bashkëshorten e tij 20 vjeçare Caroline Crouch dhe për ditë të tëra deklaroi se ishte një vrasje nga persona të tjerë, derisa sa pranoi autorësinë e krimit pas presionit të policisë dhe provave të pakundërshtueshme.

Të dhëna tronditëse dalin nga ditari i të resë që tregon se donte të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe të largohej së bashku me vajzën e saj të vogël. 33 vjeçari pranoi se e vrau bashkëshorten e tij Caroline dhe më pas sajoi një grabitje, pasi ajo e kishte kërcënuar se donte divorcin.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, Babis tregon se 20-vjeçarja ishte shumë agresive dhe se hodhi foshnjën në krevat e më pas e goditi natën e vrasjes, gjë që e kishte bërë të dilte nga kontrolli. Ditari i Carolinës, i cili tashmë është në duart e policisë, krijon tablonë e një martese të palumtur dhe të dhunshme, ku ajo kishte dashur disa herë ta linte bashkëshortin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mes rreshtash shihen zënkat e dhunshme të përsëritura shpesh mes çiftit, ku disa herë ajo nënvizon se e ka goditur. Vajza e kishte çuar ndërmend të ndahej nga piloti i helikopterit që në vitin 2019, pasi nuk ndihej mirë në këtë marrëdhënie. Për herë të parë, ajo i tha Babis se donte të largohej në korrik të 2020 së bashku me vajzën që në atë kohë ishte 1-muajshe dhe se kishte filluar të kërkonte për një shtëpi më vete.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?