FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrau 19 vjeçarin me çekiç për gjakmarrje, del në gjyq shqiptari

Në Gjermani ka nisur procesi gjyqësor kundër një shqiptari me pasaportë gjermane i cili akuzohet për vrasjen e një 19 vjeçari shqiptar në maj 2017.

Trupi i të riut u gjet në liqenin Erbach më 24 maj 2017. Një muaj më përpara ai ishte goditur me çekiç dhe më pas lidhur dhe hedhur në liqen.

46 vjeçari doli sot në gjykatë. I pandehuri u mundua të mbulohej me një zarf përpara kamerave dhe mediave që kishin shkuar për të ndjekur procesin gjyqësor.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë në sallë ishin dhe familjarë të viktimës por dhe të të pandehurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga hetimet dyshohet se krimi është kryer për gjakmarrje.

Media gjermane, swp.de shkruan se  fillimisht i pandehuri ka joshur 19 vjeçarin duke u prezantuar me një identitet fals. Gjatë seancës e cila do të vazhdojë pasditen e sotme, pritet që i pandehuri të dëshmojë dhe në këto momente pritet që seanca të mbahet me dyer të mbyllura.

Dyshohet se krimi është kryer nga dy persona dhe i pandehuri pretendons e ka qenë vetëm ndihmësi.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?