Vrau një grua para të bijës 8-vjeçare, 42-vjeçari shqiptar kërkon azil në Angli: Kam frikë, mos më ktheni

Një 42-vjeçar shqiptar, me iniciale A.M i dënuar më herët në Shqipëri, hyri ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar së bashku me 68 emigrantë të tjerë shqiptarë dhe ka kërkuar azil me pretendimin se ka frikë nga gjakmarrja nëse rikthehet përsëri në vendlindje.

Vrasësi shqiptar, i cili qëlloi për vdekje një nënë para vajzës së saj 8-vjeçare, pohon gjithashtu se ai është një viktimë e trafikimit pasi u soll në Mbretërinë e Bashkuar me një anije peshkimi për të cilën kontrabandistët po merrnin deri në 3,000 paund për person, sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga The Telegrafi.

Ai është mbajtur në paraburgim që nga nëntori i vitit të kaluar, teksa kërkon që të mos kthehet në Shqipëri.

Dokumentet e gjykatës zbulojnë se edhe ndërsa ishte në paraburgim në prill, ai u kap me drogë  të klasit A, e cila u testua dhe u zbulua se ishte kokainë.

Kërkimet zyrtare kanë zbuluar se ai është burgosur për dy vjet për vjedhje në Shqipëri dhe 16 muaj për një vepër tjetër të panjohur.

Vrasësi, të cilit i është dhënë anonimati nga gjykata, ishte midis 69 shqiptarëve që kanë qenë në gjendje të qëndrojnë në Mbretërinë e Bashkuar pasi një grindje ligjore i lejoi ata të hiqnin akuzat penale të imigracionit.

Anija e tyre e peshkimit u zbulua në brigjet e Anglisë Lindore në 18 nëntor gjatë rrugës nga Belgjika në një operacion që përfshinte 250 oficerë të Agjencisë Kombëtare të Krimit, policisë dhe Forcave Kufitare.

Por policia nuk i prangoste dot pasi ende nuk kishin shkelur në tokën Britanike kur u arrestuan, një kriter kyç sipas ligjeve britanike.

Brenda dy ditësh nga mbërritja në Angli, vrasësi shqiptar paraqiti një kërkesë azili, sipas dokumenteve të gjykatës.

42-vjeçari pretendoi se ai ishte trafikuar në Greqi kur ishte adoleshent dhe ishte rrahur dhe detyruar të punonte atje.

Shqiptari gjithashtu pretendoi se ai ishte viktimë e torturës, duke thënë se ishte ngacmuar dhe rrahur nga oficerët e policisë ndërsa ishte në burg.

Rasti vjen ndërsa qeveria po përgatitet të rishikojë ligjet e azilit dhe goditjen e migrantëve të paligjshëm duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë dëbimin e tyre, shkruan Telegraph.co.uk.

Një burim qeveritar tha: ” Plani ynë i ri për imigracionin do të thotë që kriminelë si ky kurrë nuk do të hyjnë në vend në radhë të parë dhe do të shpejtojnë largimin e atyre që nuk duhet të jenë këtu.”

SHKARKO APP