Vritet një person me ngjyrë nga policia, Trump: E justifikuar

Vrasja e një personi me ngjyrë nga policia në Miluoki, për kandidatin republikan për presidencën e SHBA-së, Donald Trump është e justifikuar.

Ai është shprehur se:”Duhet t’i bindemi ligjit, përndryshe nuk kemi një komb. Arma ishte drejtuar nga polici dhe ishte gati të hapte zjarr. Askush s’mund ta kundërshtojë këtë. Nëse kjo është e vërtetë, njerëzit nuk duhet të ngrihen në revolta”.

Këtë deklartë Trump e ka bërë gjatë mitingut të tij në Miluoki, gjë e cila shkaktoi një debat të madh në rrjete sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mediat Amerikane, pohojnë se vrasjet e njerëzve me ngjyrë nga policia vitet e fundit kanë shkatuar shumë demonstrata në SHBA dhe protestuesit thonë se policët janë më të gatshëm se sa duhet për të përdorur forcën vdekjeprurëse ndaj afroamerikanëve. Trump, gjatë gjithë fushatës së tij elektorale ka mbështetur fort policinë dhe në mitingun e Miluokit tha se mungesa e rendit efektiv është në dëm të komuniteteve afroamerikane që lëndohen nga dhuna.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më tej Trump, shtoi se:”Lufta ndaj policisë është luftë kundër qytetarëve paqësorë që duan të punojnë, të jetojnë qetë e të dërgojnë fëmijët me siguri të plotë në shkolla”, deklaroi Trump, ndaj të cilit edhe në Miluoki pati protesta, kryesisht për mbështetjen që ai i jep policisë në çdo rast.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?