Vr@tet në qendër të Manhatan CEO i kompanisë së madhe të Sigurimeve

Brian Thompson, CEO i UnitedHealthcare, një prej kompanive më të mëdha të sigurimeve shëndetësore në SHBA, u qëllua me armë në gjoks në qendër të Manhatanit. Fjala është për një atentat dhe ai u qëllua pak pas orës 6:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas raportit të policisë, në 6th Avenue dhe konkretisht në hotelin New York Hilton Midtown.

Më pas ai u dërgua në spitalin Mount Sinai West në gjendje kritike, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte. Oficerët janë ende në kërkim të sulmuesit, i cili u largua në lindje në këmbë përgjatë 6th Avenue.

Ai kishte veshur një xhaketë ngjyrë kremi, një maskë të zezë për fytyrën dhe një çantë shpine gri. Policia beson se Thompson ishte objektivi i sulmit, i cili ndodhi gjatë konferencës vjetore të investitorëve të sigurimeve në Nju Jork.

SHKARKO APP