Vuçiç: Do të Eksportojmë të gjitha armët që mundemi

Serbia eksporton të gjitha armët që mund të prodhojë për shitje, tha presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.

Ai se interesimi është aq i madh sa Serbia mund të shesë gjithçka që prodhon për 30 vjet vetëm përmes një kontrate.

“Gara e armëve nisi kur bota e kuptoi se presidenti rus, Vladimir Putin, nuk do të mposhtej lehtë. Prandaj, të gjithë po armatosin veten pesë herë më shpejt”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Institutin Tekniko-ushtark në Beograd.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke folur për prodhimin e brendshëm, Vuçiç tha gjatë ekspozimit të pajisjeve ushtarake se në të ardhmen synohet të prodhohen 5.000 dronë kamikazë që janë zhvilluar nga ekspertët e këtij instituti.

Swiss Digital Mobile Reklama

Udhëheqësi serb tha se plani është që deri në shtator të vihet në përdorim mjeti fletues pa pilot “Sparrow”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?