Vuçiç: E çuditshme që INTERPOL-i lëshoi ​​urdhër-arrest për Radojçiçin

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka reaguar në lidhje me lajmin se INTERPOL-i ka futur në sistemin e urdhër arrestit ndërkombëtar të gjithë personat e dyshuar që realizuan sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë efektivi Afrim Bunjaku.

Vuçiç është shprehur i habitur duke thënë se është e pakuptimtë arsyeja e shpalljes në kërkim ndërkombëtar ndaj Milan Radojçiç, ish-nënkryetarit të Listës Serbe në veri të Kosovës

“Është shumë e çuditshme (që INTERPOL-i lëshoi ​​një urdhër për Milan Radojiçiç). Ai nuk është më as nënkryetar i Listës Serbe, por aleat i Vuçiçit. Është pothuajse si Antanta e Vogël, Antanta e Madhe, pra është aleat i Vuçiçit. Sepse ai është aleat i Vuçiçit. çdo gjë ju ka dështuar nëse nuk e keni sulmuar Vuçiçin”, ka thënë Vuçiç në TV Prva.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?