Vuçiç e ka rrogën 910 euro dhe apartamentin 30m2
Aleksander Vuçiç, kryeministri i rimandatuar i qeverisë së Serbisë, ka vendosur të ulë rrogën e tij.
ANSA njofton se rroga e Vuçiç, i cili ka deklaruar se posedon vetëm një apartament 30 m2, asnjë llogari bankare dhe asnjë makinë, do të jetë vetëm 910 euro.
Më parë rroga e Vuçiç ishte 1015 euro, kjo referohet nga Agjencia Antikorrupsion në Serbi.
Nuk dihet nëse kryeministri serb ka thënë gjithçka, por nëse e shohim me kriteret që jemi mësuar të shohim qeveritarët tanë, Vuçiç ka një modesti në veshje dhe në prezantim.
KOHA JONË SONDAZH

