Vuçiç i kundërpërgjigjet Ramës: Bashkimi Shqipëri-Kosovë nuk do ndodhë kurrë

 

Deklaratat “bombë” të kryeministrit Edi Rama se Shqipëria dhe Kosova mund të bashkohen, pavarësisht BE-së, kanë bërë jehonë edhe në Serbi. Kryeministri Aleksandër Vuçiç e ka cilësuar si provokim deklaratën e Ramës gjatë takimit që ai pati me Thaçin. Mediat serbe citojnë reagimin në Tëitter ty Vuçiç, i cila ka shkruar:

“Unë premtoj se Kosova dhe Shqipëria, siç thotë kryeministri Rama në një mënyrë klasike, asnjëherë nuk do të bashkohen! Ju lutem shqiptarëve të ndalin provokimet që çojnë në destabilizimin e mëtejshëm në rajon!”-, përfundon reagimi i kryeministrit serbe.

Kryeministri Rama i hodhi dorashkën e sfidës Bashkimit Europian, teksa në një intervistë për gazetarin Baton Haxhiu, paralajmëroi se nëse dy vendet nuk do të integrohen në BE, ata do të bashkohën sipas mënyrës klasike.

SHKARKO APP