Vuçiç: Njohja e Kosovës nga Izraeli, zhgënjim për Serbinë
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç thotëse njohja e Kosovës nga Izraeli ishte një zhgënjim për Serbinë. Gjatë një bisede telefonike me Presidentin izraelit Isak Herzog, Vuçiç shprehu dëshirën e tij që Serbia të përmirësojë marrëdhëniet me udhëheqjen e re izraelite.
“Presidenti Vuçiç shprehu gatishmërinë që Presidenti Herzog dhe Izraeli të vazhdojnë të mbështesin dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës, si mënyra e vetme për të zgjidhur, për Serbinë, çështjen e ndjeshme të Kosovës dhe Metohisë”, thuhej në deklaratë pas një bisede telefonike.
Kosova hapi zyrtarisht ambasadën e saj në Jerusalem më 14 mars 2021. Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës Besnik Tahiri, deklaroi në një konferencë për shtyp në Prishtinë se njohja e Izraelit është një nga më të rëndësishmet që Kosova ka marrë që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.