Vuçiç paraqet qeverinë e re, edhe një ministre homoseksuale
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç paraqiti sot kabinetin e ri, që për shumë analistë është shumë i ngjashëm me qeverinë e dy viteve të fundit.
Në qeverinë e re bën pjesë edhe një ministre homoseksuale, një risi absolute për Serbinë dhe për gjithë Ballkanin.
Bëhet fjalë për Ana Bërnabiç, ministre e Administratës dhe Entiteteve Lokale.
U konfirmua koalicioni mes Partisë së Progresit Serb të Vuçiçit dhe Partisë Socialiste të ministrit të Jashtëm, Ivica Daçiç, i cili do ta mbajë këtë post.
Anëtare e re e koalicionit është edhe Aleance e Hungarezëve të Vojvodinës, ndërkohë që bie në sy që në qeverinë e re ka shumë teknikë dhe ekspertë.
“Nesër do ta paraqes qeverinë e re në parlament”, deklaroi sot kryeministri Vuçiç në një konferencë shtypi.
KOHA JONË SONDAZH

