Vuçiç: Sheshel?! Kam gjera më të rëndësishme se ai


Më tej ai u shpreh se nuk ka frikë nga rikthimi i Sheshel dhe se nëse dikush nga partia e tij dëshiron të largohet e ka derën e hapur.

Vuçiç ka deklaruar se populli serb ka ndryshuar dhe nuk është më ai si në vitet ’90. Kryeministri serb ka theksuar se ka gjëra shumë më të rëndësishme që duhet të ndërmarrë. “I pa kënaqur që disa nuk marrin poste në qeveri. Kështu mund të tregohet fytyra e të gjithëve”- është shprehur Vuçiç.
 
Ai tha se ardhja e Sheshelit tregoi se në Serbi, ka një tendosje e popullit që ka mbetur në vitet nëntëdhjetë, të ashtquajturit nacionalistë, sipas tij ata ende jetojnë me të njëjtat rregulla dhe nuk e mendojnë si të arsyeshme anëtarësimin e Serbisë në BE.

Por sipas kryeministrit serb, Vuçiç, ky është vetëm një numër fare i vogël njerëzish.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?