Vuçiç thërret në Bruksel: Rroftë Sheshelli
Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiç ka qenë këtë fillim jave në Bruksel, ku ka nënshkruar një marrëveshje për drejtësinë me homologun e tij kosovar, Isa Mustafa.
Të hënën, ai ka qenë në një restorant në lagjen Louise të Brukselit.
Vuçiç shoqërohej nga një grua dhe dy truprojat e tij.
Në hyrje të rrugës së këmbësorëve “Jourdan”, ai u përshëndet nga një person, që u ngrit në këmbë dhe tha “Rroftë Sheshel”.
Vuçiç u kthya nga aid he më krahun e shtrirë dhe grusht, iu përgjigj:
“Rroftë Sheshel. Bravo Sheshel”.
Sheshel akuzohet për genocid dhe kjo deklaratë e Vuçiç pritet të shkaktojë polemika.
KOHA JONË SONDAZH

