Wuhan kryen falas mbi 6.5 milionë testime Covid-19 brenda 10 ditësh
Siç edhe kishte paralajmëruar, Wuhan ka kryer mbi 6.5 milion testime të reja për Covid-19, në harkun kohor 14-23 maj.
Vetëm të shtunën u kryen më shumë se 1 milion teste.
Testimi masiv i popullsisë ka për qëllim gjetjen e rasteve të reja, kryesisht të atyre individëve që nuk shfaqin simptoma të koronavirusit.
Kjo ka ardhur si shqetësim nga njerëzit, pasi në Wuhan u raportuan disa raste asimptomatike, pikërisht pas hapjes së vendit dhe rikthimit në normalitet.
Para kësaj nisme, në qytet ishin kryer 3 milion teste të acidit nukleik.
Mësohet se testet ishin pa pagesë, dhe prioritet kishin zonat me popullsi më të dendur dhe fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk janë përfshirë në testim.