Wuhani është i kyçur nga të gjitha anët, si po arrijnë njerëzit të ushqehen?
Pas rënies së kronavirusit në mënyrë masive dhe përhapjes së gjerë në vend, Wuhani duket se është izoluar. Izolimi i qytetit ka sjellë si pasojë përballjen e banorëve me disa vështirësi në fusha kryesore të jetës, siç është furnizimi me ushqim, çka është kthyer në një sfidë të vërtetë për banorët.
Kufizimet dhe izolimi i qytetit të madh me 11 milionë banorë, në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit, nënkupton që edhe blerjet e thjeshta në dyqanet ushqimore të bëhen të vështira. Në këtë qytet nuk flitet më për të ngrënë në restorant apo ndonjë vend tjetër ku konsumohet masivisht ushqim.
Në sajtin kinez, Weibo, shumë persona tregojnë problemet e tyre dhe një nga vështirësitë më të mëdha duket se është problemi për të gjetur ushqim. Një banor i Wuhan tregon se jo vetëm që është bërë tmerrësisht e vështirë për të blerë perime e ushqime të tjera, por çmimi i tyre është ekstremisht i lartë, krahasuar me një periudhë prej 10-15 ditësh më parë.
Sipas tyre, edhe porositja e ushqimit në restorante që të të vijë i gatshëm në shtëpi, është me rrezik, veçse po bëhet i pamundur.
Një qytetar thotë:
Më parë porosisja çdo ditë të javës ushqim që më vinte i gatshëm në shtëpi, ndërsa tani shumë herë më pak. Tani porosis maksimumi 4 herë në javë, për shkak se dua të shmang kontaktin me djalin e shpërndarjes së ushqimit”.
Një kompani kineze e shpërndarjes së ushqimit po përdor të mirat teknologjike për të zgjidhur këtë problem. Tregu kinez i shpërndarjes së ushqimit të gatshëm është rritur shumë kohët e fundit dhe Meituan është kthyer në kompaninë më të madhe mbizotëruese në vend, me mbi 440 milion klientë.
Meituan ka bashkëpunuar me kompaninë gjigante të internetit, Tencent, për të krijuar një aplikacion, në mënyrë që shpoërndarësit dhe klientët të mos takohen ballë për ballë. Aplikacioni është update-uar me një opsion i cili i lejon përdoruesit të lënë një shënim ku i kërkojnë djalit të shpërndarjes që t’ia lejë ushqimin tek dera apo tek recepsioni i ndërtesës ku jetojnë. Pra, përmes aplikacionit, veçse jepet adresa e saktë, sugjerohet edhe vendi se ku do të lihet ushqimi.
Meituan gjithashtu po jep çdo ditë 1 mijë vakte falas për mjekët ne Wuhan si dhe po u çon atyre perime e fruta të freksëta, me të cilat mund të gatuajnë. Gjatë tre ditëve të shkuara Meituan shpërndau rreth 5 mijë vakte falas për stafin mjekësor në Wuhan.
Gjithmonë e më shumë kompani po i kërkojnë stafit që të punojë nga shtëpia, përfshirë këtu edhe kompani të mëdha si Facebook, WeWork dhe grupin bankar Morgan Stanley. Aplikacioni i ri i Meituan, i cili shmangte kontakin mes klientëve dhe shpërndarësit u përdor për herë të parë në Wuhan, por u shpërnda shumë shpejt gjerësisht. Tani po përdoret në 184 qytete të tjera, ndërsa kompania pret që shumë shpejt të përhapet në të gjithë shtetin.