Xhamia Al-Aksa bllokohet nga forcat izraelite gjatë namazit të së premtes

Reporteri Alan Fisher për median AlJazeera për Lindjen e Mesme  ka raportuar se  Tempulli rreth xhamisë Al-Aksa, është bllokuar dhe ka shumë pak njerëz. Sipas Fisher “Normalisht rreth kësaj kohe, me lutjet e xhumasë gati për të nisur, ajo do të ishte plot. Ata thjesht nuk janë lejuar të hyjnë”. 

Raportimet njoftojnë se në Portën e Luanit, pika normale e hyrjes për Al-Aksa, kanë parë disa burra të keqtrajtuar fizikisht nga policia izraelite. Sipas tyre  një burrë që përpiqej të shpjegonte se ai sapo po shkonte për të falur u godit nga një oficer policie.

“Është tepër e vështirë për këdo që t’i afrohet xhamisë. Normalisht do të shihnim mijëra njerëz këtu për lutjet e mesditës. Blloqe rrugësh janë vendosur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar. Njerëzit po bllokohen nga kudo afër vendit ku zakonisht vijnë të Premten”, tregojnë raportimet.

SHKARKO APP