Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Dashnor Sula
  • Berisha, Rama
  • Protesta në Francë
  • Ermal Beqiri
  • Incidenti në Kuvend
  • Taulant Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Danezët flasin pas komenteve të Trump për Groenlandën

Bota E mërkurë, 8 Janar 2025 18:16
Danezët flasin pas komenteve të Trump për Groenlandën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deklarata e Presidentit të zgjedhur Donald Trump mbi Groenlanden është pritur me habi nga danezët të cilët thonë se këmbëngulja e tij për kontrollin mbi ishullin tregon mungesë respekti për aleancën mes Danimarkës dhe Shteteve të Bashkuara. Megjithatë, ishulli më i madh në botë është një vend me rendësi gjeopolitike, që jo vetëm Shtetet e Bashkuara por dhe të tjerët kanë dashur ta kontrollojnë për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë. Aty gjenden sasi jashtëzakonisht të mëdha të naftës dhe gazit si dhe disa minerale të rralla që momentalisht furnizohen kryesisht nga Kina.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ajo që e bën Groenlandën të rëndësishme është pozicioni gjeografik pasi shtrihet në Arktik mes Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Evropës. Siç shpjegon profesori i sigurisë dhe mjedisit në Universitetin e Ohajos, Geoff Dabelko, ishulli më i madh në botë tani zë vend “qendror në konkurrencën gjeopolitike dhe gjeoekonomike në shumë mënyra”, pjesërisht për shkak të ndryshimeve klimatike.

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 8 orësh
Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Takimi i parë pas trazirave/ Macron premton ndryshime, por studentët nuk binden

Para 9 orësh
Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren përtokë

Po i drejtonte pyetje kryetares së Parlamentit, oficeri i sigurisë e rrëzon gazetaren p...

Para 11 orësh

Ishulli që 80 për qind të territorit të tij e ka të mbuluar me shtresë akulli është një rajon ku moti po ngrohet katër herë më shpejtë se në pjesë tjera të botës, sipas shkencëtarit mbi mjedisin në Universitetin e Nju Jorkut, David Holland. Ngritja e temperaturave dhe shkrirja e akullit po krijon mundësinë për të shfrytëzuar tokën jashtëzakonisht të pasur të Groenlandës. Aty ka minerale të vlefshme dhe të rralla të nevojshme për industrinë e telekomunikacionit. Shumë prej këtyre mineraleve sigurohen kryesisht nga Kina.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Aty ka uranium, por edhe dhe një sasi të madhe nafte e gazi natyror që dikur ishte i paarritshëm, por që tani janë shtuar gjasat për ta marrë. Banorët e kryeqytetit danez Kopenhagën reaguan me habi të mërkurën pasi Presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump tha se donte të merrte nën kontroll ishullin në Arktik, një territor autonom i Danimarkës.

“Është një gjë e çuditshme të kërcënosh vendet aleate dhe sinqerisht nuk e kuptoj se çfarë po bën ai”, tha pensionistja daneze Brigitte Jakobsen. “Më duket jashtëzakonisht qesharake. Nëse do diçka nga Groenlanda, kjo nuk e respekton faktin që jemi vende aleate”, thotë Jeppe Finne Sorenson, banor i Kopenhagës. Presidenti i zgjedhur Donald Trump i cili e merr detyrën më 20 janar, nuk përjashtoi përdorimin e forcës ushtarake apo veprimeve ekonomike për të marrë nën kontroll Groenlandën.

“Ne kemi nevojë për Groenlandën për arsye të sigurisë kombëtare. Ma kanë thënë këtë për një kohë të gjatë, shumë kohë përpara se të garoja për president. Njerëzit me të vërtetë nuk e dinë nëse Danimarka ka ndonjë të drejtë ligjore mbi ishullin. Por nëse kanë, ata duhet të heqin dorë sepse kjo ka të bëjë me sigurinë tonë kombëtare dhe për të mirën e botës së lirë. Aty qarkullojnë anije kineze, anije ruse dhe ne nuk do të lejojmë që kjo të vazhdojë”, tha ndër të tjera Presidenti i zgjedhur Trump.

Djali i tij i madh, Donald Trump Jr., bëri një vizitë private në ishullin e pasur me burime natyrore të martën që ka disa nga shkëmbinjtë më të vjetër të Tokës. “Nuk jam i shqetësuar. Ai thotë gjëra të tilla dhe ne duhet të qëndrojmë të fortë dhe të mos prekemi shumë nga ajo që thotë, thjesht përpiquni ta shpërfillni”, thotë banori tjetër i Kopenhagës Brian Kristensen.

Në vitin 2019, Presidenti Trump anuloi një vizitë të planifikuar në Danimarkë pasi kryeministrja Mette Frederiksen hodhi poshtë idenë e tij për blerjen e Groenlandës nga Uashingtoni. “Asnjëherë nuk është tërësisht e qartë se çfarë do të thotë Trumpi. Ai mund ta ketë seriozisht tani. Herën e fundit, para tetë vjetësh, kur tha diçka të ngjashme ne të gjithë menduam se ishte qesharake. Ai duket se e ka seriozisht tani, ndoshta thjesht po përpiqet të na bëjë trysni për diçka duke shfrytëzuar Groenlandën”, thotë banori i Kopenhagës, Jeppe Sorenson.

Groenlanda, me popullsi prej 57,000 banorësh, ka qenë pjesë e Danimarkës për 600 vjet. Ishulli tani vetë-qeveriset si një territor gjysmë sovran nën mbretërinë daneze. (For WEB) Marrëdhëniet e Groenlandës me Danimarkën kohët e fundit janë tensionuar për shkak të akuzave për keqtrajtim të banorëve të ishullit nën sundimin kolonial. Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera kanë shprehur dëshirën për ta kontrolluar Groenlanden për mbi 150 vjet. Vlera e ishullit rritet pasi Arktiku po hapet çdo herë e më shumë për transportin dhe tregtinë.

Etiketat e lidhura

Donald TrumpGroenlanden
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 8 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 8 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 8 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 8 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 9 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 9 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 11 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.