Xi Jinping inspekton Wuhan: Qytet heroik, falë tij Kina arriti shumë përparim në kontrollin e epidemisë

Presidenti kinez Xi Jinping vizitoi pasditen e sotme qytetin Wuhan të provincës Hubei të Kinës Qendrore, epiqendra e shpërthimit të COVID-19, duke përcjellë mesazhin se situata është nën kontroll.

Ai inspektoi punën e parandalimit dhe të kontrollit të pneumonisë së koronavirusit të ri si dhe u takua me mjekët, ushtarët dhe komandantët, punonjësit vendorë, punonjësit e policisë, kuadrot, vullnetarët.

“Xi Jinping theksoi se me kontributin dhe këmbënguljen e popullit të Wuhan-it, Kina arriti shumë përparim në kontrollin e epidemisë. Wuhan-i është një qytet heroik dhe populli i tij është popull heroik, Partia dhe populli kinez e falënderojnë popullin e Wuhan-it. Presidenti Xi tha gjithashtu se tani parandalimi dhe kontrolli i epidemisë vijojnë të mbeten puna më e rëndësishme dhe duhet të sigurohet me vendosmëri fitorja e luftës kundër epidemisë” raporton Radio e Jashtme e Kines.

Gjithashtu inspektoi edhe spitalin “Huoshenshan” dhe vizitoi pacientët që po trajtohen në këtë spital dhe takoi punonjësit mjekësorë që po luftojnë epideminë në vijën e parë.

Presidenti u njoh me funksionimin e spitalit, trajtimin e pacientëve, mbrojtjen e punonjësve mjekësorë dhe kërkimet shkencore atje.

Viziton lagjet e veteizoluara-  Pasi u largua nga spitali Huoshenshan, Xi Jinping shkoi në lagjen Donghuxincheng të qytetit Wuhan për të vizituar banorët që qëndrojnë të izoluar në shtëpi në bashkëpunim me kërkesat qeveritare. Ai u njoh nga afër me masat e garantimit të jetesës normale të qytetarëve dhe punët e parandalimit dhe të kontrollit të epidemisë në nivelin bazë dhe falenderoi banorët dhe punonjësit përkatës për përpjekjet e tyre.

Ulet numri me COVID-19 – Numri i rasteve të reja të prekura nga COVID-19 në Kinë vijon të ulet. Të hënën, në Wuhan u shtuan 19 raste të reja dhe deri të hënën në mbrëmje, në Kinë u konfirmuan 80925 raste, shumica e të cilave në provincën Hubei.

Xi Jinping vuri në dukje se “kjo epidemi është një provë e madhe ndaj sistemit të qeverisjes kineze dhe Kina duhet të nxjerrë mësime nga kjo epidemi,” raporton CRI.

Prej 7 janarit, presidenti Xi ka organizuar 7 herë mbledhje të Komitetit Qendror të PKK-së për të diskutuar e vendosur punën e kontrollit të epidemisë. Xi Jinping kërkoi të përmirësohet më tej sistemi kombëtar i përballimit të rasteve urgjente duke forcuar aftësinë e trajtimit.

Mbyllen 16 spitalet e perkohshem në Wuhan – Dy spitalet e fundit të përkohshëm në Wuhan, vatra e shpërthimit të koronavirusit në provincën Hubei, u mbyllën të martën. Kjo shënoi mbylljen e të gjitha spitaleve të posaçme kundër COVID-19 në qytet.

Për të trajtuar pacientët me simptoma të lehta dhe për të izoluar burimin e infeksionit, Wuhan-i konvertoi vendet publike si qendrat e ekspozitës dhe gjimnazet në 16 spitale të përkohshme.

16 spitalet në Wuhan kanë trajtuar gjithsej 13 mijë pacientë.

Zhang Boli nga Akademia Kineze e Inxhinierisë tha se spitalet e përkohshme kanë luajtur një rol efektiv në luftën kundër koronavirusit, raporton CRI.

SHKARKO APP