Zaev: Përkrahja e shqiptarëve për “bombat” po rritet
Gjatë zbardhjes së “bombës së 14″ lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, është pyetur se përse vazhdon ende të mos publikojë “bomba” që kanë të bëjnë me partitë shqiptare. Zaev ka ripërsëritur qëndrimin se gjithçka do të publikohet në kohën e vet dhe sipas asaj që ato e kanë të programuar.
I pyetur se ndoshta pritshmëritë e popullatës shqiptare po zbehen duke parë se tani janë pulbikuar 14 bomba me radhë dhe ende po kursehen partitë dhe politikanët shqiptarë, Zaev është përgjigjur se është e kundërta ngase përkrahja nga shqiptarët dhe bashkësitë e tjera etnike po vazhdon dita ditës të ritet.
“Kjo është ajo që dëshirojmë të arrijmë. Të jemi bashkë për të zbardh të vërtetën për Maqedoninë. E tërë të vërtetën do ta publikojmë pa dallim se cilat nga grupet etnike, politike, është e interesuar për cilën pjesë të fakteve që posedojmë janë të interesuar. Por e përsëri gjithçka në kohën e vet, sipas projeksioneve tone”, ka deklaruar Zaev.
KOHA JONË SONDAZH

