Zaev publikon sot “bombën 12”
Lideri i LSDM Zoran Zaev në një konferencë për shtyp do të publikojë sot "bombën e 12", pas shpërthimit të bombës së 11 dje nga Strumica.
Për agjencinë bullgare të lajmeve “Focus”, Zevi tha se do të publikojë çdo gjë që posedon për rastin “Monstra”, kur në Liqenin Smilkovcë u vranë katër fëmijë dhe një i rritur.
"Ne kemi premtuar se do të publikojmë gjithçka që atë ne e kemi. Do të tregojmë edhe materialin e rastit 'Monstra', e cila është një ngjarje shumë e frikshme që vrau katër fëmijë dhe një të rritur në Liqenin Smilkovcë. Të vrarit janë maqedonas, ndërsa të dënuarit janë shqiptarë. Të gjithë e vërteta që ne e posedojmë për këtë rast do ta publikojmë, pa marrë parasysh se a do ju përgjigjet pritjeve të disa qytetarëve”, tha Zaev.