Zagreb, qytetarët para se të vdesin dëshirojnë të udhëtojnë dhe të ndërrojnë pushtetin

Artistja, billboardin e ka vendosur afër qendrës kulturo-informative, në kuadër të Festivalit të Filmit të Zagrebit. Me fjalët “Para se të vdes” fillon fjalia në tabelën e madhe të dyfishtë, të ngjashme me atë shkollore dhe pason një linjë e zbrazët që fton kalimtarët të përfundojnë fjalinë dhe kështu të shprehin dëshirën të cilën duan ta përmbushin para se të vdesin.

Me tabelën janë të entuziazmuar vajzat dhe djemtë të cilët ndalen dhe mendojnë, dhe pastaj, duke qeshur e shkruajnë “dëshirën e jetës”. Disa tingëllojnë serioze, disa qesharake, në varësi të humorit.

Disa prej tyre dëshirojnë të shijojnë kërpudhat e llojit “tartuf”, disa të diplomohen, studentët zakonisht dëshirojnë të kalojnë provimin më të vështirë, dikush dëshiron të pushtojë ketrat në pjesën veriore të galaktikës, ndërsa shumica dëshirojnë të udhëtojnë në kontinente të largëta. Ndërkohë që disa dëshirojnë të krijojnë familje, të tjerët para se të vdesin kërkojnë vetëm ndryshimin politik në vend.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tabela interaktive liron mendime të kalimtarëve, argëton, ndërsa shumë të tjerë para kësaj tabele interesante  ndalen vetëm për tu fotografuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?