Sonda “Perseverance” ka zbarkuar me sukses në një krater të planetit Mars, të emëruar sipas qytetit të Bosnjës, Jezero.

Lajmi u konfirmua nga Agjencia amerikane e Hapësirës NASA dhe kjo është vizita e tretë në planetin e kuq në pak më shumë se një javë.

Sonda me gjashtë rrota, më e madhja dhe më e avancuara e NASA-s, zbarkoi në Mars pas një udhëtimi shtatë mujor, prej 470 milionë kilometrash, nga Toka.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo kapërceu me sukses një fazë të rrezikshme uljeje të njohur si “shtatë minuta terror”!

Swiss Digital Mobile Reklama

Administratori i NASA-s Thomas Zurburchen ndërsa postonte në Twitter imazhin e parë bardh e zi të zbarkimit në hemisferën veriore të Marsit nuk e fshehu entuziazmin për suksesin e radhës.

NASA i është bashkuar Agjencisë Evropiane të Hapësirës, për të sjellë shkëmbinj nga Marsi, që mund të vërtetojnë nëse ka ekzistuar ndonjëherë jetë në këtë planet.

Sonda peshon një ton, është e pajisur me një krah robotik të gjatë dy metra, ka 19 kamera, dy mikrofona dhe një komplet instrumentesh më të fundit për të ndihmuar në qëllimet e tij shkencore.

Kraterit të gjerë prej 49 kilometrash, iu dha emri Jezero pasi mendohet se dikur ka qenë i përmbytur me ujë, nga Bashkimi Astronomik Ndërkombëtar.

Në disa gjuhë sllave Jezero do të thotë liqen.

“Perseverance” është anija e nëntë kozmike që zbarkon me sukses në Mars – të gjitha nga Shtetet e Bashkuara.