Zbulohen dy akuzat kundër Trump

Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA ka zbuluar akuzat zyrtare kundër Presidentit Donald Trump.

Në artikullin e parë të zbuluar nga shefi i Komitetit, Jerry Nadler, Trump akuzohet për shpërdorim të pushtetit ndërsa në të dytin për pengim të Kongresit.

Presidenti akuzohet se nuk ndihmoi Ukrainën për arsye politike të brendshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trump insiston se nuk ka bërë asgjë të keqe dhe e konsideroi procesin si “çmenduri”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nëse Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve voton për aprovimin e artikujve këtë javë, ato do t’i dorëzohen dhomës së ulët për një votim më të plotë.

Nëse artikujt miratohen nga Dhoma, e cila kontrollohet nga demokratët, do zhvillohet një gjyq ër kundërshtimin në Senatin e Republikës, në fillim të janarit.

Akuzat u ngritën  pasi një person anonim u ankua në Kongres në Shtator në lidhje me një telefonatë të korrikut nga Trump drejtuar presidentit të Ukrainës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?