Zbulohen simptomat e reja, koronavirusi infekton trurin dhe sistemin nervor

Dy studime të reja thotë se thotë se koronavirusi i ri Covid-19 sulmon drejtpërsëdrejti sistemin nervor qendror.

Studimi i parë nga shkencëtarë kinezë i publikuar në revistën amerikane ‘Journal of Clinical Virology’ analizon të dhëna për përftuara gjatë kohës mbi koronaviruse të ngjashëm me Sars-CoV-2; ndërsa studimi i dytë është publikuar thuajse në të njëjtën kohë në revistën Chemical Neuroscience, dhe propozon gjithashtu aftësi të virusit për të infektuar sistemin nervor qendror.

Humbja e shqisës së nuhatjes është zbuluar si një sinjalet e Covid-19. Kjo e fundit ishte fillimisht e pa vënë re prej sëmundjes, por tashmë është konfirmuar në disa vende të goditura nga koronavirusi vrasës dhe shpjegohet me aftësinë e virusit për prekjen e sistemit nervor qendror të të sëmurëve, dhe veçanërisht me zonën e komandes së nuhatjes.

Grupi i drejtuar nga Yan-Chao Li i universitetit kinez të Jilin, analizoi kampione të virusit të viteve 2000 nag viktimat e Sars-CoV-1, që është i afërt me virusin aktual. «Mostrat tregojnë prezencën e pjesëzave të virusit në tru, theise ekskluzivisht te neuronet», thotë studimi. Të tjera studime kanë treguar se Sars-CoV-1 apo dhe il Mers-CoV (virusi i epidemisë së Lindjes së Mesme në 2012) «mund të depërtojnë në tru me anë të nervave të nuhatjes, dhe më pas të përhapen në zona të tjera specifike të trurit, veçanërisht të talamusit dhe korteksit cerebral ».

Artikulli i grupit kinez është interesant sepse bazon observimet e tij në testet klinike, të interpretuara me anë të një sinteze të asaj që dimë tashmë mbi koronavirusin, shpejgon biologia Christine Prat, e grupit evropian Virus Archive Global. «Gjithsesi mbetet ende shumëpër të kuptuar mbi impaktin e tyre mbi sistemin nervor qendror. Kjo është një zonë e veçantë sepse sistemi imunitar këtu nuk mund të punojë si në pjesën tjetër të organizmit pasi duhet të luftojë infeksionin pa shkatërruar qelizat neurale, të cilat rinovohen vetë por shumë ngadalë”, shton ajo.
(Il Messaggero)

SHKARKO APP