Zbulohet data kur do të takohen Mbretëresha Elizabeth dhe Joe Biden
Mbretëresha do të takojë Presidentin e SHBA-ve, Joe Biden dhe zonjën e parë Jill Biden javën e ardhshme në Pallatin Buckingham.
Takimi në Kalanë Windsor të dielën, 13 Qershor përkon me përfundimin e vizitës së Biden në Britani për samitin e G7 të liderëve nga ekonomitë më të mëdha në botë.
Biden do të jetë presidenti i 12-të i SHBA-ve që mbertëresha ka takuar.
Ajo u takua me paraardhësin e tij Donald Trump dhe Zonjën e Parë Melania Trump në Pallatin Buckingham në 2019.
Mbretëresha, 95-vjeçe, u takua për herë të parë me një president të SHBA-ve, Harry S Truman, kur ishte princeshë, në vitin në 1951.
Që atëherë ajo është takuar me të gjithë liderët e zgjedhur amerikanë gjatë 69 viteve të saj në fron, përveç Lyndon B Johnson.