Zbulohet emri i sulmuesit në Mynih
Ali Sonboly, dyshohet se është emri i sulmuesit në Mynih, i cili la të vdekur së paku 10 persona në dyqanin fast-food’McDonalds.
Sipas të përditshmes britanike, Daily Mail, 18-vjeçari me prejardhje iraniane, dyshohet se ka hapur një faqe në Facebook ku thuhej se do të shpërndahet ushqim gratis në ‘McDonalds’.
Babai i vrasësit raportohet se punon si një taksist, ndërsa nëna e tij punon në një qendër tregtare.
Gazeta ‘Bild’ ka njoftuar gjithashtu se policia gjermane ka marrë babanë e sulmuesit 18-vjeçar dhe po e interviston.
Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kërkim të banesës ku jetonte i armatosuri bashkë me prindërit e tij.
KOHA JONË SONDAZH

