Zbulohet mutacioni rus, ekspertët: COVID-19 nuk do zhduket kurrë

Rusia bëri të ditur se ka zbuluar një variant të ri të koronavirusit, i cili duket se i bën vaksinat joeficente. Sipas Daily Mail, ekspertët kanë nisur punën për të zbuluar nëse vaksinat aktuale funksionojnë ndaj variantit moskovit.

Që nga mesi i majit, Moska ka njohur një shtim të ndjeshëm të rasteve me koronavirus. Akademikët thonë se ky shtim vjen për shkak të variantit të ri.

Nga ana tjetër, bota po përballet me variantin indian të koronavirusit, i cili është më i transmetueshëm dhe i bën vaksinat më pak efektive.

Kjo ka bërë që vende të vaksinuara masivisht si Anglia të mos hapen plotësisht për shkak të përhapjes së shpejtë të këtij varianti.

Shkencëtarët thanë për gazetën Daily Mail se Covid-19 nuk do të zhduket kurrë. Sipas tyre, është e pamundur të arrihet niveli zero i vdekjeve nga kjo sëmundje.

Për këtë arsye, qëllimi kryesor i qeverisë duhet të jetë që të mbajë numrin e vdekjeve në vend në nivelet e humbjeve të jetës nga gripi. Këshilltarët e qeverisë thanë se britanikët duhet të mësohen të jetojnë me koronavirusin.

SHKARKO APP