FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Zbulohet një plan terrorist për vrasjen e kryeministres britanike

Shërbimet sekrete kanë zbuluar dy të rinj Nai’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç pasi dyshohet se përgatitën një komplot për të ekzekutuar kryeministren britanike, Theresa May.

Ata mendohet se do të përdornin një bombë të maskuar si një qese për të hedhur në erë portat e Doëning Street dhe pastaj ta sulmonin me thika.

Të dyshuarit u arrestuan gjatë bastisjeve në Londër dhe Birmingham javën e kaluar dhe u akuzuan për terrorizëm. Ata do të paraqiten ditën e sotme në Gjykatën e Magjistraturës në Ëestminster.

Swiss Digital Desktop Reklama

Komploti është zbuluar dje nga Andreë Parker, kreu i MI5, i cili u tha gjithashtu ministrave se shërbimet e sigurisë kanë parandaluar 9 sulme terroriste në Mbretërinë e Bashkuar gjatë vitit të kaluar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia londineze tha se Nai’imur Zakariyah Rahman, 20 vjeç nga veriu i Londrës dhe Mohammed Aqib Imran, 21 vjeç nga Birmingham, ishin akuzuar për përgatitjen e një akti terrorist.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?