Zbulohet pse po mblidhen mijëra euro për vajzën që qau pas humbjes së Gjermanisë

Lajmet për këtë kampionat Europian nuk janë vetëm për ndeshjet. Vajza e mitur që ishte në stadiumin Wembley për të mbështetur Gjermaninë, u bë e famshme në rrjete sociale pasi Anglia mundi Gjermaninë 2-0. Fotografitë e saj qarkulluan në rrjete sociale, duke u pasuar me meme që përdornin gjuhë ksenofobike dhe të papërshtatshme, si “qaj naziste e vogël”.

Joel Hughes, ngriti një mbledhje fondesh me synimin për t’i treguar vajzës së vogël se “jo të gjithë janë “të tmerrshëm” në Mbretërinë e Bashkuar”.

Faqja u krijua fillimisht për të mbledhur 500 paund në mënyrë që prindërit e saj të mund t’i bënin asaj një dhuratë të këndshme dhe deri tani janë mbledhur plot 32,667 paund.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po ashtu Joel tha se ai po punon për të gjetur familjen e vajzës dhe nëse nuk e gjen, ose familja “nuk dëshiron të gjendet”, ai do t’u kthejë mbrapsht të gjithëve paratë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?