Zbulohet rafineria e drogës në Itali, arrestohet 28 vjeçari shqiptar
Policia italiane ka zbuluar në komunën Miramare në provincën e Riminit një rafineri droge të tipit heroinë, kokainë e metanfetaminë dhe ka vënë në pranga një shqiptar.
Mediat italiane bëjnë me dije se si arrestuari është shqiptari Regis Hoxha 28-vjeç, banues në rajonin e Umbrias pa precedent penal e me leje të rregullt qëndrimi në Itali, i cili akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.
Në një apartament janë sekuestruar rreth 22 kg lëndë narkotike e përbërë nga 19 kg metanfetaminë, 2.5 kg heroinë e gjysmë kg kokainë, e cila vlerësohet me vlerën e prej 260 mijë euro.
Hetimet paraprake të autoriteteve policore italiane dyshojnë se shqiptari i arrestuar është një korrier droge që po përgatiste të shiste lëndën narkotike gjatë periudhës së festave të dimrit në territorin e provincës së Riminit.
Në apartament u sekuestruan instrumente për përgatitjen e dozave të drogës, peshore, mixer etj.