Zbulohet vendi ku Donald Trump u prek nga Covid-19
Njeri më i fuqishëm i SHBA-së, Presidenti Donald trump është duke luftuar me Covid-19. Kur të gjithë shohin me interes lajmet që tregojnë për shëndetin e tij dhe të Zonjës së Parë, shumë pyetje ka edhe sesi u prek çifti presidencial.
Një zyrtar i lartë i administratës amerikane tha për CNN se përhapja e infeksionit Covid-19 midis zyrtarëve të lartë republikanë mund të ketë filluar në një tubim në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë, ku u njoftua emërimi i Amy Coney Barrett si gjykatëse pranë Gjykatës së Lartë.
Ceremonia mblodhi zyrtarë të lartë të Shtëpisë së Bardhë dhe aleatë, anëtarë të kabinetit, republikanët dhe miqtë dhe familjen e gjykatëses Barrett, e cila doli negativ më pas por u zbulua se ishte infektuar me virusin në fillim të këtij viti së bashku me bashkëshortin.
Tubimi u mbajt jashtë por Barrett dhe të tjerët gjithashtu rrinin brenda në Shtëpinë e Bardhë. Pjesëmarrësit nuk kishin maska dhe nuk respektonin distancën fizike. Sugjerimi që Covid-19 filloi të përhapet nga Capitol Hill afër mund të komplikojë më tej përpjekjet e republikanëve për të mbajtur seanca dëgjimore për konfirmimin e zyrës së Barrett.