Zbulon në kamerat e sigurisë se policia e armatosur i kishte hyrë në banesë

Një burrë në Kaliforni tha se po kontrollonte kamerën e sigurisë kur vërejti disa oficerë që po kryenin atë që ai thoshte se ishte një seancë stërvitore brenda shtëpisë së tij.

Pronari i shtëpisë, i cili nuk është identifikuar, tha se Departamenti i Policisë Sacramento nisi fillimisht aksionin në shtëpinë e tij të mërkurën mbrëma, për shkak të denoncimit të një fqinji.

Njeriu tha se ai dhe familja e tij hynë në shtëpi rreth një muaj më parë dhe nuk e mbyllën derën siç duhet kur u larguan.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në videon mbikëqyrëse nga brenda banesës, disa oficerë janë parë duke kontrolluar shtëpinë për t’u siguruar që askush nuk ishte atje. Ndërkohë që vazhdonin kontrollin, mbanin të “ngrehura” armët e tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pas kontrollit të shtëpisë, policët largohen por nuk mbyllin derën e përparme. Pronari i shtëpisë tha se dera kishte mbetur e hapur.

/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?