“Zbutet” Erdogan, tërheq të gjitha paditë për fyerje ndaj tij

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan mbajti një fjalim natën e mbrëmshme në Qendrën e Kongreseve Popullore në Bashtepe të Ankarasë, raporton Anadolu Agency (AA).

“Personalisht do të heq dorë për një herë të vetme nga paditë ndaj meje për çdo fyerje dhe arrogancë që më është bërë deri më sot”, tha ai mes të tjerash.

Ndërkaq, fjalën e tij ai e filloi duke përmendur numrin e të rënëve dëshmorë dhe të plagosurve natën e 15 korrikut, kur sipas tij, një grup brenda ushtrisë i lidhur me organizatën terroriste FETÖ tentoi të bëjë grusht shteti, por që u shtyp nga populli.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Natën e 15 korrikut 237 persona ranë dëshmorë, nga të cilët 170 civilë, 62 policë dhe 5 ushtarë. Deri në orën 19:00 të kësaj nate kemi 2.191 të plagosur. Uroj shërim të shpejtë për të plagosurit, durim për të afërmit e të rënëve dhe dëshmorëve ju dhëntë Zoti mëshirë”, është shprehur Erdogan.

Swiss Digital Mobile Reklama
Në vijim të fjalës së tij ka shtuar se “ashtu sikurse kujtojmë dëshmorët e Çanakalasë do të kujtojmë çdo njërin prej dëshmorëve të rënë më 15 korrik. Ishallah emrat e tyre do t’i përmendim me institucionet tona, në të njëjtën kohë do të gdhenden në një përmendore në dalje të urës së Bosforit, në pjesën aziatike. Në të njëjtën kohë do të ndërtojmë një përmendore edhe në afërsi të rezidencës presidenciale në Ankara, si dhe duke i vendosur emrat e shkollave.”

 

“Rruga e Turqisë sot është më e hapur, më e ndriçuar dhe më e bardhë se në mëngjesin e 15 korrikut. Sepse të gjitha gjërat që kemi përjetuar në 3 vitet e fundit u zgjodhën natën e 15 korrikut në atë mënyrë që mund ta kuptojnë të gjithë. Mendoj që nëse nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet këtë mundësi nesër populli do të ketë të drejtë të na ngjitet në fyt. Për këtë arsye mendoj që pas kësaj të gjithë qytetarët e Turqisë me në krye politikanët e vendit do të tregohen më të kujdesshëm për këtë rast”, tha presidenti turk.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?