Zëdhënësi i DASH: SHBA do shpejtojë dërgimin e ndihmës për Ukrainën, para se Trump të betohet si President
SHBA synon që të bëjë gjithçka në fuqinë e saj për të dërguar të gjithë ndihmën e dakorduar për Ukrainën, përpara përfundimit të mandatit të Joe Biden. Donald Trump ka qenë kritik për ndihmën e Biden për Ukrainën në luftën kundër Rusisë, duke nxitur shqetësimin për të ardhmen e mbështetjes për qeverinë e Zelenskyy. Kurse Putin ka thënë tashmë se është i hapur për të folur me Trump dhe se idetë që lehtësojnë përfundimin e krizës në Ukrainë meritojnë vëmendje. Për Putinin, kjo zakonisht do të thotë t’i dhurosh Rusisë tokat që ajo ka pushtuar në Ukrainë që nga nisja e sulmit të saj.