Zelanda e Re: Do t’i dëbonim spiunët rusë, po të…

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe ministri i Jashtëm, Winston Peters thanë se janë të gatshëm të dëbojnë spiunët rusë nga vendi, po të kishte të tillë.

Më shumë se 100 diplomatë rusë janë dëbuar nga shumë vende në kuadër të sulmit me gaz nervor ndaj një ish-agjenti rus në Britaninë e Madhe. Qeveria e Zelandës së Re e dënoi sulmin dhe mbështet reagimin ndërkombëtar, por thotë se agjentë të tillë të inteligjencës ruse nuk ka në vend.

Pas sulmit kimik në Salisbëri, ambasadori rus në Zelandën e Re u thirr për t’i shprehur shqetësimin e Uellingtonit për ngjarjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vende të tjera kanë lajmëruar se po dëbojnë agjentët e pashpallur rusë, por nuk ka asnjë individ në Zelandën e Re që t’i përshtatet këtij përshkrimi. Po të kishim, do ti dëbonin”,deklaroi kryeministrja Ardern.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?