Zelensky apel aleatëve pas kërc@nimit rus

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri thirrje aleatëve të tij që t’i japin një “përgjigje të fortë” “shantazhit” të Vladimir Putin, i cili kërcënoi se do të godiste Kievin me raketën e tij të re strategjike Orechnik.

”Ne duhet t’i përgjigjemi së bashku përpjekjes së Rusisë. Ne jemi të interesuar për paqen-Ukraina dhe të gjithë partnerët tanë. Tani është koha për të forcuar pozitat tona, pozicionet e Ukrainës dhe partnerëve tanë. Çdo shantazh rus duhet të përballet me një përgjigje të ashpër.

Ashtu siç e meriton Putini. Dhe ne duhet të shohim perspektivën e përfundimit të luftës me paqe të vërtetë së bashku me Amerikën, së bashku me Evropën, së bashku me të gjithë partnerët. Nevojitet paqja e vërtetë”. Ai akuzoi Putin se dëshiron të përshkallëzojë situatën tani në mënyrë që Presidenti Trump të mos arrijë t’i japë fund luftës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?