Zelensky: Armëpushimi i rremë, paqe veç kur të dëbohen pushtuesit
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, reagon pas sulmeve ruse pas një armëpushimi të supozuar, të urdhëruar nga presidenti rus Vladimir Putin për kremtimin e Krishtlindjeve ortodokse.
Presidenti ukrainas e ka konsideruar armëpushimin të rremë, ndërsa thekson se vetëm dëbimi i forcave ruse nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes.
“Bota ishte edhe një herë në gjendje të shihte sot se si fjalë të rreme të çdo niveli po vinin nga Moska. Rusët kanë folur për një armëpushim të supozuar, por realiteti është se plumbat rusë goditën përsëri Bakhmutin dhe vendet e tjera të Ukrainës. Vetëm dëbimi i pushtuesit nga toka ukrainase do të nënkuptojnë rivendosjen e sigurisë dhe paqes”, u shpreh Zelensky.