Zelensky do të mbajë një fjalim online në Kongresin Amerikan
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të mbajë një fjalim online në Kongresin Amerikan, kjo më datë 16 mars.
Krerët e Senatit amerikan, Chuck Schumer dhe Nancy Pelosi kanë thënë se mezi presin presidentin ukrainas për t’i shfaqur mbështetjen e SHBA-së për popullin e Ukrainës teksa trimërisht mbron demokracinë.
“Kongresi mbetet i palëkundur në përkushtimin tonë për të mbështetur Ukrainën teksa përballet me agresionin e ashpër të Putinit”.