Zelensky drejt Uashingtonit, do të takohet me Biden dhe Harris

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky do të zhvillojë takim me homologun e tij amerikan Joe Biden, si dhe me zv/presidenten Kamala Harris.

Takimi është planifikuar të mbahet më datë 26 shtator, sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë. “Udhëheqësit do të diskutojnë gjendjen e luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke përfshirë planifikimin strategjik të Ukrainës dhe mbështetjen e SHBA-së në luftën e saj kundër agresionit rus”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Zelensky tha këtë të enjte se ka përgatitur plotësisht “planin e fitores” që ai synon t’ia paraqesë homologut të tij amerikan, Joe Biden.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?