Zelensky jep një deklaratë tronditëse: Rusët kanë rrëmbyer rreth 200 mijë fëmijë

Përpos shkatërrimeve që duhen vite për rindërtim, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, ka lëshuar një akuzë shumë të madhe dhe tronditëse sa vetë lufta ruse.

Gjatë konferencës ndërkombëtare në Hagë, ai tha se Federata Ruse ka rrëmbyer rreth 200,000 fëmijë dhe i ka nxjerrë nga territori i Ukrainës.

“Është ende duke u vërtetuar se sa fëmijë kanë rrëmbyer dhe nxjerrë nga Ukraina forcat ruse. Shifra paraprake është e tmerrshme, rreth dyqind mijë fëmijë”,-tha Zelensky më pas theksoi se si rezultat i agresionit rus, dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë, torturuar dhe gjymtuar dhe miliona njerëz janë dëbuar në Rusi.

SHKARKO APP