Zelensky mban një fjalim në Festivalin e Kanës: Diktatori do të humbasë

Ish-komediani, presidenti aktual ukrainas, Volodymyr Zelensky ka dërguar mesazhin e tij në Festivalin e Filmit në Kanë. “Në fund, urrejtja do të zhduket dhe diktatorët do të vdesin”, tha ai.

Ai iu referua fuqisë së kinemasë gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke përfshirë filmin e Charlie Chaplin “Diktatori i Madh”, i cili tallte Adolf Hitlerin.

“Ne kemi nevojë për një Chaplin të ri për të provuar sot se kinemaja nuk është e heshtur”, tha Zelensky.

SHKARKO APP