Zelensky me kostum të zi (por pa kravatë), një gjest pajtimi me Trump?

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ndryshoi veshjen e tij me shpresën se do të ndryshojë edhe qëndrimi i Donald Trump ndaj tij dhe mbi të gjitha, rezultati i samitit në Shtëpinë e Bardhë. Zelensky u paraqit në selinë presidenciale i veshur me një kostum të zi dhe këmishë të zezë (por pa kravatë). Ai la mënjanë uniformën ushtarake që e ka karakterizuar që prej fillimit të agresionit rus në shkurt të vitit 2022. Çdo përpjekje, pra, është e vlefshme për të krijuar klimën më të favorshme për nisjen e dialogut.

Më 28 shkurt, gjatë përballjes së parë katastrofike mes dy krerëve të shteteve, Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë i veshur me pulovër dhe pantallona ushtarake. “Oh, shiko, je veshur elegant”, i tha Trump me ironi sapo e pa, duke lënë të kuptohej se si do të rridhnin bisedimet. Një gazetar i një media pranë Trump e kritikoi ashpër duke pyetur: “Nuk kishe një kostum…?”, duke injoruar faktin se zgjedhja e tij nuk ishte as kapriço dhe as mungesë respekti për ceremoninë, por një mesazh i qartë: e gjithë Ukraina është në luftë, duke nisur nga presidenti i saj.

Ka qenë vetë Trump ai që i kërkoi Zelenskyt të vishej në mënyrë më të përshtatshme për solemnitetin e momentit. Një gjest që donte të tregonte vullnet të mirë dhe shenja qetësimi. “Është fantastik me këtë veshje të re”, deklaroi Trump përpara gazetarëve, duke vënë në dukje ndryshimin e stilit. Madje edhe gazetari që në muajin shkurt bëri pyetjen e pahijshme ndaj Zelenskyt, kësaj here i kërkoi ndjesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?