Zelensky: Nëse Rusia merr Bakhmut-in, i hapet rruga për të pushtuar Ukrainën lindore

Trupat ruse do ta kenë “rrugën e hapur” për të pushtuar qytetet kryesore në Ukrainën lindore nëse marrin kontrollin e Bakhmut-it. Ka qenë ky paralajmërimi që ka bërë Presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë për CNN, teksa mbrojti vendimin e tij për të mbajtur forcat ukrainase në qytetin e rrethuar.

“Kjo është taktike për ne”,-tha Zelensky, duke këmbëngulur se ushtria e Kievit është e bashkuar për të zgjatur mbrojtjen e qytetit pas javësh të tëra sulmesh nga rusët.

“Ne e kuptojmë se pas Bakhmutit ata mund të shkojnë më tej. Mund të shkojnë në Kramatorsk, në Sloviansk, do të ishte rrugë e hapur për rusët pas Bakhmutit për në qytete të tjera në Ukrainë, në drejtim të Donetsk”,-u shpreh lideri ukrainas për Wolf Blitzer të CNN në një intervistë ekskluzive nga Kievi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?