Zelensky njofton riorganizim të madh pas skandalit të korrupsionit në energji

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar riorganizime të rëndësishme në krye të kompanive më të mëdha shtetërore të energjisë, pas një skandali të madh korrupsioni që ka përfshirë sektorët e energjisë dhe mbrojtjes.

Zelensky deklaroi se, paralelisht me auditimin e plotë financiar, do të nisë edhe një proces i thellë ristrukturimi në menaxhimin e këtyre kompanive.

“Paralelisht me një rishikim të plotë të aktiviteteve financiare, duhet të fillojë riorganizimi i menaxhimit në këto kompani,” shkroi ai në Telegram, duke shtuar se hapat e mëtejshëm janë koordinuar me kryeministren Yulia Svyrydenko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas presidentit, brenda një jave pritet të krijohen kushtet për formimin e një bordi të ri mbikëqyrës në kompaninë bërthamore shtetërore “Energoatom”, ndërsa bordi ekzekutiv aktual do të zëvendësohet plotësisht.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndryshime të ngjashme priten edhe në: Operatorin shtetëror të hidrocentraleve “Ukrhidroenergo”, operatorin e sistemit të tubacioneve të gazit në Ukrainëdhe gjigantin shtetëror të energjisë “Naftogaz”

Zelensky konfirmoi se tenderët për strukturat e reja drejtuese janë planifikuar.

“Energoatom” ndodhet në qendër të një prej skandaleve më të mëdha të korrupsionit që prej fillimit të pushtimit rus në shkurt 2022. Skandali lidhet me miliona dollarë ryshfete, që dyshohet se janë paguar gjatë ndërtimit të strukturave mbrojtëse për infrastrukturën energjetike kundër sulmeve ruse.

Si rezultat i hetimeve, dy ministra kanë dhënë dorëheqjen ditët e fundit, ndërsa dy të dyshuar, përfshirë një nga bashkëpunëtorët e ngushtë të presidentit Zelensky, janë arratisur jashtë vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?