Zelensky për masakrën në Moskë: Putin po përpiqet të fajësojë Ukrainën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky në një reagim të bërë në Telegram për sulmin terrorist në Rusi ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin se po përpiqet të fajësojë Ukrainën. Sipas Zelensky-t, Putin po përpiqet të transferojë fajin për atë që ndodhi dje në Moskë.

“Për atë që ndodhi dje në Moskë, padyshim që si Putini ashtu edhe pjesa tjetër e llumit po përpiqen të fajësojnë dikë tjetër. Ata kanë gjithmonë të njëjtat metoda. Ka ndodhur edhe më parë”, shkruan Zelensky.

Ndërkohë, vetëm 29 nga 143 viktimat e sulmit terrorist, janë identifikuar deri më tani.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?