Zelensky: Rusia, shtëpia e kriminelëve të luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky u është drejtuar liderëve botërorë të mbledhur në Davos, Zvicër, për Forumin Ekonomik Botëror duke adresuar krizën në Ukrainë.

“Bota nuk mund të udhëhiqet nga forca brutale. Rusia është shtëpia e krimeve të luftës dhe se i gjithë shteti është plot me kriminelë lufte. U kërkoj udhëheqësve botërorë të ndryshojnë qasjen e tyre dhe të përgjigjen në mënyrë parandaluese ndaj Rusisë. Forca nuk është e interesuar për mendimet tona dhe nuk ka nevojë për takime të mëtejshme në Davos pasi nuk do të kishte arsye për këtë. Shikoni çfarë ka bërë tashmë Ukraina, ne kemi krijuar një precedent historik, një precedent guximi”.

Po ashtu Zelensky u shpreh se një embargo e plotë e naftës, të gjitha bankat ruse të ndalojnë punën, të braktiset plotësisht sektori IT në Rusi dhe të mos bëhet asnjë tregti me Rusinë.

SHKARKO APP